Rusia ndalon të gjitha fluturimet ndërkombëtare

schedule09:10 - 26 March, 2020

schedule09:10 - 26 March, 2020

Ndërsa koronavirusi i ri  ka vrarë më shumë se 21,000 njerëz  dhe vazhdon të përhapet në të gjithë botën, Rusia ka rritur masat e saj për të trajtuar pandeminë dhe për të parandaluar përhapjen e saj brenda vendit.

Deri më tani ka pasur 658 raste me të prekur në  Rusi  dhe tre viktima.

Qeveria ruse ka urdhëruar ndalimin e të gjitha fluturimeve ndërkombëtare duke filluar  nga nesër, njoftoi të enjten media shtetërore ruse.

Një përjashtim do të bëhet vetëm për fluturimet për riatdhesimin e shtetasve rusë nga jashtë./abcnews.al