Rusia ka reaguar ndaj samitit të sotëm të NATO-s në kuadër të ndihmës për Ukrainën.
“Aleanca është armiqësore ndaj nesh dhe e dëshmon këtë armiqësi çdo ditë“, tha zëdhënësi i Kremlinit.
Rusia paralajmëroi gjithashtu se përfshirja e NATO-s në furnizimin me armë në Ukrainë do ta zvarrisë konfliktin dhe do të rrisë mundësinë e përshkallëzimit të mëtejshëm.
Kur u pyet nga gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov shtoi se NATO “po përpiqet të bëjë më të mirën për ta bërë sa më të qartë përfshirjen e saj në konfliktin me Ukrainën”.
/abcnews.al