Rusia minimizon rëndësinë e protestave në Moskë

schedule09:02 - 14 Gusht, 2019

schedule 09:02 - 14 Gusht, 2019

Kremlini minimizoi protestat e fundit në Rusi dhe hodhi poshtë pohimet se ato kanë krijuar një krizë politike në vend. Zëdhënësi Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Presidenti Vladimir Putin nuk ka komentuar për demonstratat sepse nuk i sheh ato si “të jashtëzakonshme”.

Zëdhënësi mbrojti gjithashtu masat e policisë, duke thënë se veprimet e tyre të forta në protesta ishin të justifikuara.

Në protestën e fundit të dielën, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Moskës, ku kritikuan përjashtimin e disa kandidatëve të opozitës nga zgjedhjet e ardhshme lokale.

Protesta ishte një nga më të mëdhatë në Rusi në tetë vjetët e fundit. Policia ka arrestuar disa mijëra protestues në mitingjet e muajit të kaluar. Autoritetet pretendojnë se kandidatët në fjalë nuk arritën të mbledhin firmat e mjaftueshme për t’u regjistruar në zgjedhje./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!