Rusia mbyll konsullatat e shteteve baltike

schedule14:48 - 21 Prill, 2022

schedule 14:48 - 21 Prill, 2022

Ministria e jashtme ruse tha në një deklaratë ditën e sotme  se do të mbyllte konsullatat e Letonisë në Shën Petersburg dhe Pskov, konsullatën e Estonisë në Shën Petersburg dhe zyrën e saj në Pskov, dhe konsullatën e Lituanisë në Shën Petersburg, sipas The Guardian.

Të gjithë punonjësve u është kërkuar të largohen menjeherë duke u shpallur  “persona non grata” nga Rusia.

Ministria tha se vendimi ishte marrë “në bazë të parimit të reciprocitetit, si dhe duke marrë parasysh ndihmën ushtarake që këto shtete kanë ofruar për Ukrainën  dhe mbulimin e krimeve të nacionalistëve ukrainas kundër popullsisë civile të Donbasit dhe Ukrainës .”

Në fillim të këtij muaji, Letonia dhe Estonia urdhëruan secila mbylljen e dy konsullatave ruse, gjithashtu Lituania dëboi  ambasadorin rus.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!