Rusia mbyll disa burgje, shkak lufta në Ukrainë

schedule07:10 - 22 Mars, 2024

schedule 07:10 - 22 Mars, 2024

Disa burgje në rajonin e Krasnoyarskut në Rusi do të mbyllen sivjet pas rënies së numrit të të burgosurve për shkak të rekrutimit të tyre në luftën në Ukrainë.

Duke i cituar mediat në Rusi, Aljazeera ka shkruar të enjten se të paktën dy burgje lokale do të mbyllen për shkak të “reduktimit të madh të të dënuarve”.

Kur kishte nisur lufta në Ukrainë, Yevgeny Prigozhin, kreu i vdekur i grupit të mercenarëve “Wagner”, pati thënë se rusët e dënuar dhe që mbajnë burgun, do të mund të fitojnë lirinë nëse iu bashkohen trupave ushtarake ruse në luftën ndaj Ukrainës.

Në raportin e atëhershëm, Prigozhini pati thënë se Rusia i ka rekrutuar të paktën 50.000 të burgosur.

Nuk janë dhënë raporte të sakte mbi numrin e të burgosurve të përfshirë në luftë.

Krah Rusisë kanë luftuar edhe anëtarë të “Wagnerit” që ishin dënuar paraprakisht për krime të rënda.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!