Rusia ka dhënë mbështetjen e saj për takimin që pritet të zhvillohet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Kremlini beson se ky zhvillim është “një hap në drejtimin e duhur. Kështu u shpreh ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, i cili ritheksoi rëndësinë e dialogut mes dy vendeve. “Nuk duhet të jetë thjesht një takim, por duhet të hapë një rrugë për të rifilluar një proces të plotfuqishëm diplomatik për të gjetur një zgjidhje për çështjen bërthamore të Koresë së Veriut në bazë të parimeve të miratuara gjatë bisedimeve gjashtë palëshe dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, shton më tej shefi i diplomacisë së Moskës. /abcnews.al
Rusia mbështet takimin Trump-Kim Jong Un: Hap në drejtimin e duhur
schedule11:47 - 9 Mars, 2018
schedule 11:47 - 9 Mars, 2018