Kundërsulmi i nisur nga Ukraina në jug të vendit ka dështuar, sipas një deklarate të ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu, shkruajnë mediat e huaja.
“Forcat ukrainase vazhdojnë tentativat për sulme midis Mykolaiv dhe Kryvyi Rih, si dhe në zona të tjera, dhe armiku po pëson humbje të mëdha”, tha Shoigu.
Qëllimi i vetëm i Kievit në ofensivë është “të krijojë një iluzion mes zyrtarëve perëndimorë se ushtria ukrainase është e aftë të sulmojë,” tha ai.
Kievi dëshiron të largojë trupat ruse të vendosura në perëndim të Dnipro pas lumit në rajonin Kherson, shtoi Shoigu.
/abcnews.al