Rusia kritikon paketën e ndihmës amerikane për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

schedule07:59 - 21 Prill, 2024

schedule 07:59 - 21 Prill, 2024

Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, tha se miratimi i SHBA-së për një paketë ndihme prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin do të “thellonte krizat në të gjithë botën”.

“Ndihma ushtarake për regjimin e Kievit është sponsorizimi i drejtpërdrejtë i aktivitetit terrorist”, shkroi Zakharova në Telegram.

“Për Tajvanin, është ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës. Për Izraelin, kjo është një rrugë drejt përshkallëzimit dhe një rritje të paprecedentë të tensionit në rajon”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!