Rusia krijon softuerin që parashikon dhe parandalon trazirat masive

schedule10:49 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 10:49 - 1 Dhjetor, 2021

Kompania shtetërore e teknologjisë, Rostec, në Rusi pritet që deri në fund të këtij viti të krijojë një softuer që do të ndihmojë autoritetet federale dhe rajonale për të parashikuar dhe parandaluar trazirat masive.

Ky softuer special do të analizojë lajmet në mediat sociale, do të kontrollojë rrugët përmes kamerave  dhe burimeve të tjera. Në rast se kanë filluar trazirat masive, softueri i inteligjencës artificiale do t’u sugjerojë agjencive të zbatimit të ligjit mënyra për të zgjidhur problemin.

Metodologjia e analizës së programit është aktualisht në proces miratimi nga autoritetet.

/abcnews.al