Kompania shtetërore e teknologjisë, Rostec, në Rusi pritet që deri në fund të këtij viti të krijojë një softuer që do të ndihmojë autoritetet federale dhe rajonale për të parashikuar dhe parandaluar trazirat masive.
Ky softuer special do të analizojë lajmet në mediat sociale, do të kontrollojë rrugët përmes kamerave dhe burimeve të tjera. Në rast se kanë filluar trazirat masive, softueri i inteligjencës artificiale do t’u sugjerojë agjencive të zbatimit të ligjit mënyra për të zgjidhur problemin.
Metodologjia e analizës së programit është aktualisht në proces miratimi nga autoritetet.
/abcnews.al