Rusia ka raportuar rastin e parë të infektuar me linë e majmunëve. I infektuari është një burrë që është kthyer nga një udhëtim në Europë, sipas Reuters.
“Biomaterialet e marra nga pacienti u dërguan menjëherë në institucionin Rospotrebnadzor të autorizuar për kryerjen e testeve përkatëse. Sipas rezultateve të studimit të biomaterialeve, u konfirmua infeksioni i lisë së majmunit”, theksohet në deklaratë.
Pacienti ka raportuar simptoma të lehta. Sipas autoriteteve, të gjithë personat që ishin në kontakt me të infektuarin janë tashmë në vëzhgimin e mjekëve.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri më tani janë konfirmuar mbi 6.000 raste me linë e majmunëve dhe tre viktima në të gjithë botën.
/abcnews.al