Rusia këshillon qytetarët të mos udhëtojnë në Izrael, territoret palestineze dhe vendet fqinje

schedule15:48 - 20 Tetor, 2023

schedule 15:48 - 20 Tetor, 2023

Rusia po paralajmëron qytetarët e saj që të shmangin udhëtimet në Izrael, Territoret Palestineze, Liban ose Jordani, njoftoi sot Ministria e Jashtme në faqen e saj të internetit.

“Ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me autoritetet e Egjiptit dhe Izraelit për të siguruar daljen nga Rripi i Gazës të shtetasve rusë që kanë kërkuar ndihmë për largimin e tyre”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Gjithashtu, SHBA, Gjermania, Britania, Omani, Holanda dhe Arabia Saudite deri më tani kanë lëshuar udhëzime me ton dramatik për largimin e menjëhershëm të diplomatëve dhe shtetasve të tyre që jetojnë në Liban për t’u larguar nga vendi.

Britania

Zyra e Jashtme Britanike u kërkoi gjithashtu britanikëve në Liban që të largohen nga vendi “ndërsa fluturimet komerciale janë ende të disponueshme”.

Arabia Saudite

Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Libanit po monitoron nga afër zhvillimet në rajonin jugor të Libanit, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të saj që të respektojnë ndalimin e udhëtimit dhe ata që aktualisht janë në Liban të largohen menjëherë”, thuhet në direktivë.

Oman

Ambasada e Omanit në Bejrut u bëri thirrje sot qytetarëve të sulltanatit që të largohen menjëherë nga Libani “për shkak të ngjarjeve që po ndodhin në rajon”, përmes një postimi të lidhur në platformën X.

Holandë

Qeveria holandeze këshilloi qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Liban dhe gjithashtu u bëri thirrje atyre që janë ende në vend që “të largohen nga Libani sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Si rezultat i zhvillimeve të paparashikuara midis Izraelit dhe territoreve palestineze, ka tensione të rritura në Liban”, tha qeveria holandeze në një deklaratë.

Gjermani

Ministria e Jashtme u bën thirrje gjermanëve të largohen nga Libani, pasi situata e sigurisë në rajon konsiderohet “shumë e paqëndrueshme”.

Sipas deklaratës së ministrisë, përleshjet ushtarake po vazhdojnë në vijën kufitare midis Izraelit dhe Libanit dhe “nuk mund të përjashtohet mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës dhe zgjerimit të konfliktit”, veçanërisht për pjesën jugore të Libanit, d.m.th. zonat në jug të Bejrutit.

Ministria e Jashtme gjermane po u kërkon gjermanëve në Liban të regjistrohen në një platformë të veçantë online, ndërsa ambasada gjermane në Bejrut u ka kërkuar gjermanëve të përfitojnë nga opsionet e daljes “përderisa ato janë ende të disponueshme”, duke iu referuar fluturimeve komerciale me ndalesa në Qipro ose Turqi.

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka lëshuar një rekomandim për qytetarët grekë që të shmangin udhëtimet në Izrael, territoret palestineze dhe Liban.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!