Rusia kërkon të sulmojë Evropën? Krisafi: Qëllimi është krijimi i një paniku, vazhdimësi e asaj që ka bërë Bashkimi Sovjetik

schedule22:30 - 19 Maj, 2025

schedule 22:30 - 19 Maj, 2025

Eksperti i gjeopolitikës, Ledion Krisafi në emisionin “360 Gradë” në ABC News tha se qëllimi kryesor i Rusisë është krijimi i kaosit dhe panikut në vendet perëndimore, përmes një lufte të sofistikuar psikologjike dhe kjo krijimi i një lufte të mirëfilltë fizike.

Sipas tij, kjo strategji synon destabilizimin dhe shpërbërjen e Perëndimit, të cilin Rusia e sheh si të degjeneruar dhe të kërcënuar nga vlerat që përfaqëson.

“Qëllimi i Rusisë është krijimi i kaosit, i panikut, është një luftë psikologjike. Por problemi është që Perëndimi përgatitet për një luftë fizike, më shumë se sa luftë psikologjike. Fakti që ka pasur kaq shumë probleme, thotë se nuk janë në gjendje që t’i bëjnë ballë një lifte të tillë. Por, doktrina ruse ka për qëllim shpërbërjen e Perëndimit, që në mendjen dhe narrativën e tyre është Perëndimi i degjeneruar, për shumë arsye sidomos në vitet e fundit aq më tepër që në Rusi kemi një elitë politike.

Pra është një vazhdimësi e asaj që ka bërë Bashkimi Sovjetik, por në masa më të sofistikuara në këtë pikë. Niveli i sabotazhit që ka ndodhur në dy vitet e fundit është i jashtëzakonshëm, bëhet fjalë për disa raste. Unë mendoj se edhe rasti i Spanjës dhe Portugalisë është diçka e ngjashme sepse nuk kanë parë asnjë shpjegim logjik të asaj që ndodhi”, tha eksperti i gjeopolotikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!