Rusia kërkon të rikthejë dënimin me vdekje

schedule14:39 - 30 Qershor, 2024

schedule 14:39 - 30 Qershor, 2024

Dënimi me vdekje duhet të rikthehet për disa krime të dhunshme, ka argumentuar kreu i Komitetit Hetues të Rusisë, Aleskandr Bastrykin. Moska  pezulloi dënimin me vdekje në fund të viteve 1990 si kusht për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës.

Megjithatë, në vitin 2022 Rusia u largua nga organizata.

Duke folur në një konferencë në Shën Petersburg të premten, Bastrykin tha se “mizoria e krimeve” që po kryhen në Rusi është rritur në krahasim me epokën sovjetike. Ai argumentoi se gjykatat duhet të lejohen të dënojnë me ekzekutim kriminelët e dhunshëm, si terroristët, vrasësit serialë dhe ata që kryejnë krime kundër fëmijëve.

“Unë jam ithtar i dënimit me vdekje,” tha zyrtari rus. “Pse nuk e heqim moratoriumin dhe nuk e kthejmë në ligj dënimin me vdekje, duke qenë se numri i krimeve të dhunshme po rritet”, argumentoi ai.

Si shembull, Bastrykin përmendi sulmin e marsit në një sallë koncertesh në Moskë nga terroristët e lidhur me Shtetin Islamik, i cili la pas 145 të vdekur. Policia ka arrestuar disa të dyshuar, duke përfshirë të katër personat e armatosur që hynë në vend dhe i vunë flakën.

“Në kohën sovjetike, një person mund të dënohej me vdekje për vrasjen e dy ose tre personave. Sa për sot, të dyshuarve mund t’i jepet një dënim maksimal me burgim të përjetshëm,” tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!