“Rusia kërkon destabilizimin e BE”, Britania: Janë rritur kërcënimet, shqetësime për sulme terroriste

schedule16:14 - 8 Tetor, 2024

schedule 16:14 - 8 Tetor, 2024

Inteligjenca ushtarake ruse po kërkon të shkaktojë “rrëmujë” në të gjithë Britaninë dhe Evropën.  Kjo ishte ajo çfarë Deklaroi Ken McCallum, Kreu i Shërbimit të Sigurisë në Britani, ndërsa shprehu shqetësimin  e Londrës Zyrtare për një kërcënim në rritje të terrorizmit nga Al Kaeda dhe Shteti Islamik.

Në një fjalim vjetor, McCallum akuzoi gjithashtu Iranin se qëndron pas dhjetera  komploteve ne Britani . McCallum tha se hetimet e kërcënimeve shtetërore u rritën me 48% vitin e kaluar pasi Rusia dhe Irani iu drejtuan kriminelëve, trafikantëve të drogës dhe përfaqësuesve për të kryer “punën e tyre të pistë”.

Duke përshkruar kërcënimet ndaj Britanisë, McCallum tha që që nga marsi I vitit 2017, Sherbimet Sekrete dhe policia britanike kishin ndaluar 43 komplote, disa prej të cilave ishin në ditët e fundit të planifikimit per te vrare sa me shume njerez ne rruget e Britanise.

Shefi i spiunazhit tha se ajo që e shqetësonte më shumë ishte rritja e kërcënimeve nga Al Kaeda, që kërkon të përfitojë nga konflikti në Lindjen e Mesme, dhe veçanërisht Shteti Islamik, i cili ka rifilluar përpjekjet për të eksportuar terrorizmin, duke përmendur sulmin në një koncert në Moskë në mars.

Ai tha se nga njerëzit që po hetohen për përfshirje në terrorizëm, 13% ishin nën moshën 18 vjeç, një rritje e shifrave me trefish kjo  në tre vitet e fundit.

Duke folur për kërcënimet ruse dhe iraniane, ai tha se Sherbimet e Inteligjence Ushtarake te Moskes  në veçanti jane në një mision të qëndrueshëm për të krijuar kaos në rrugët britanike dhe evropiane: ne kemi parë zjarrvënie, sabotim dhe më shumë,” tha ai, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme.

Që nga janari 2022, ai tha gjithashtu se shërbimi i tij dhe policia i ishin përgjigjur 20 komploteve të mbështetura nga Irani, të cilat potencialisht përbënin kërcënime vdekjeprurëse për qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!