Rusia kërcënon Perëndimin me luftë: Ju godasim nëse bëni këtë veprim!

schedule15:52 - 18 Mars, 2022

schedule 15:52 - 18 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov në një deklaratë të publikuar së fundmi, ka kërcënuar se të gjithë shtetet që mund të transportojnë armë në Ukrainë, do të cilësohen si shënjestra ushtarake.

Me pak fjalë, çdo anije e ngarkuar me armë do të jetë “shënjestër legjitime” për Rusinë, sipas ministrit të jashtëm.

“E kemi bërë shumë të qartë që çdo anije që do të futet në territorin e Ukrainës, që ne do të dalim në përfundimin se mban armë, dot ë jetë një shënjestër legjitime,” tha ai në një intervistë televizive.

Lavrov tha po ashtu se sistemet e mbrojtjes raketore sovjetike dhe ruse, të cilat janë në dispozicion të disa vendeve të NATO-s, nuk mund të transferohen ligjërisht në vendet e treta. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!