Ministria ruse e mbrojtjes ka pohuar se ka disa dokumente sekrete që dëshmojnë se Kiev po planifikon një sulm ndaj separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore, shkruan BBC
Reuters nuk mundi të verifikojë dokumentet, të shkruara në gjuhën ukrainase, të cilat duket se përshkruajnë përgatitjet luftarake. Muajin e kaluar, presidenti Putin njohu dy rajonet e mbështetura nga Rusia në Ukrainën Lindore, Republikën e vetëquajtur Popullore të Donetsk dhe Republikën Popullore të Luhanskut, si shtete të pavarura.
Më pas, urdhëroi vendosjen e trupave në të dy rajonet, përpara se të fillonte lufta në Ukrainë.
/abcnews.al