Rusia humbet zgjedhjet në tre organizata të Kombeve të Bashkuara

schedule21:30 - 8 Prill, 2023

schedule 21:30 - 8 Prill, 2023

Rusia humbi zgjedhjet për anëtarësim në tre organizata të Kombeve të Bashkuara gjatë kësaj jave, një tregues se kundërshtimi ndaj Moskës vazhdon të jetë i fortë pas më shumë se një viti nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës.

Votimi i 54 vendeve anëtare të Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara vjen pas miratimit të 6 rezolutave ndaj Rusisë, që nuk kanë fuqi ligjore, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me 193 vende anëtare.

Në rezolutën e fundit, të miratuar në shkurt të këtij viti, me 141 vota pro, 7 kundër dhe 32 abstenime i bëhej thirrje Rusisë që“të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës, në kufijtë e saj të njohura ndërkombëtarisht, si dhe bën thirrje për ndalimin e luftimeve”.

Në zgjedhjet e Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara, Rusia u mund thellë nga Rumania për një vend në Komisionin për Statusin e Grave.

Moska humbi përballë Estonisë për të qenë anëtare e bordit drejtues në agjencinë e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF. Po ashtu, u mund nga Armenia dhe Republika Çeke në votimin e fshehte për të qenë anëtare e Komisionit për Parandalimin e Krimit dhe Drejtësisë Penale.

Në votimin për anëtarët e 14 komisioneve, bordeve dhe grupeve të ekspertëve që mbikqyr Këshillit Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara, Rusia u zgjodh në Komisionin për Zhvillimin Social, nga i cili janë tërhequr Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, duke thënë se agresioni rus në Ukrainë shkel ligjin ndërkombëtar dhe integritetin territorial të Ukrainës./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!