Rusia heq “përgjegjësitë”: Uashingtoni nuk dëshiron të përfundojë lufta në Ukrainë

schedule10:04 - 8 Mars, 2023

schedule 10:04 - 8 Mars, 2023

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se nuk janë krijuar kushtet e nevojshme për kalimin në rrugën e paqes në zgjidhjen e çështjes së Ukrainës.

Duke iu përgjigjur pyetjes për planin që Kina i paraqiti Rusisë për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës, Peskov u shpreh se ata i kushtojnë rëndësi pikëpamjeve të kolegëve të tyre kinezë.

Ai tha se “operacioni special ushtarak” që ata filluan në Ukrainë vazhdon. “Në këtë rast, nuk janë krijuar kushtet e nevojshme për kalimin në rrugën paqësore. Prandaj, Rusia po përpiqet të arrijë qëllimet e saj përmes vazhdimit të operacioni special ushtarak”, tha Peskov.

Peskov pretendon se SHBA-ja qëndron pas luftës në Ukrainë. “Uashingtoni nuk dëshiron që kjo luftë të përfundojë. Uashingtoni do të bëj çmos për të vazhduar këtë luftë”, tha zëdhënësi Peskov.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!