Rusia hedh poshtë deklaratën e Ukrainës për Krimenë: Nuk duhet t’i kthehet Ukrainës

schedule14:19 - 13 Shtator, 2024

schedule 14:19 - 13 Shtator, 2024

Rusia nuk është plotësisht  dakord me deklaratën e presidentit turk Tajip Erdogan se Krimea duhet t’i kthehet Ukrainës, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Erdogan tha këtë javë se mbështetja e Turqisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës mbetet e palëkundur dhe se kthimi i Krimesë kërkohet nga ligji ndërkombëtar.

Peskov tha se kjo është një pikë mosmarrëveshjeje për të cilën “pikëpamjet tona ndryshojnë plotësisht” me Turqinë, por Moska do të vazhdojë t’u shpjegojë pozicionin e saj “miqve turqë”

Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!