Rusia gjobit Google me 3 milionë rubla: Nuk ka hequr informacionin e rremë rreth luftës në Ukrainë

schedule12:12 - 17 Gusht, 2023

schedule 12:12 - 17 Gusht, 2023

Rusia ka gjobitur Google me 3 milionë rubla për mos fshirjen e informacionit të rremë për atë që Moska e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Një mori faqesh interneti dhe firmash teknologjike janë nën vëzhgim në Rusi për dështimin në heqjen e përmbajtjeve që Moska i konsideron të paligjshme. Reddit u gjobit gjithashtu të martën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!