Në një deklaratë ditën e sotme, Kremlini ka deklaruar se Kina dhe Rusia do të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet pas përpjekjeve të SHBA-së për të minuar lidhjet midis dy kombeve.
Deklarata vjen pasi sekretari amerikan i Shtetit të SHBA-së Antony Blinken, i kishte treguar kryediplomatit të Kinës Wang Yi shqetësimet serioze që SHBA ka për Kinën që po ofron armë më përdorim të dyfishtë, duke fuqizuar luftën brutale të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Këto armë po përdoren për të “shkatërruar një rrjet elektrik dhe infrastrukturën civile dhe për të vrarë fëmijë, gra dhe burra të pafajshëm”, tha Blinken.
Kur u pyet për komentet e Blinken, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Kina është një “shtet absolutisht sovran”.
“Në të njëjtën kohë, Kina është partneri ynë i ngushtë. Ne do ta zhvillojmë më tej bashkëpunimin tonë”, theksoi ai.
Kina nga ana tjetër mohoi akuzat duke thënë se nuk i ka ofruar armë asnjërës palë dhe se nuk është një prodhues apo palë e përfshirë në krizën e Ukrainës.
/abcnews.al