Rusia po planifikon të rrisë prodhimin e vaksinës së saj koronavirus Sputnik V jashtë vendit, njoftoi Kremlini të mërkurën.
“Në një të ardhme shumë të afërt ka plane për të vendosur prodhimin në vendet e huaja, të cilat do të sjellë kërkesë nga gjithnjë e më shumë vende,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për një konferencë të raportuar nga Reuters.
Sputnik V, sipas eskpertëve është i sigurt dhe 91.6% efektiv, duke shuar dyshimet rreth vaksinës që ka qenë subjekt i skepticizmit që kur Rusia filloi ta përdorë atë vitin e kaluar.
Duke reaguar ndaj rezultateve, shefi i kërkimeve të AstraZeneca tha se ndërsa të dhënat janë “të mirëseardhura”, duhet bërë më shumë hulumtime për të treguar nëse dhënia e dozave të vaksinave të ndryshme mund të jetë efektive. Provat klinike që përziejnë doza të vaksiës së AstraZeneca dhe Sputnik V janë duke vazhduar, duke përdorur një metodë të quajtur rritje heterologe.
Sputnik V i është dhënë drita jeshile në më shumë se 15 vende, duke përfshirë disa ish republika sovjetike por edhe Argjentinën, Tunizinë dhe Pakistanin. Më shumë se dy milion njerëz kanë marrë vaksinën në nivel global, sipas Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF), i cili ndihmoi në financimin e Sputnik V. /abcnews.al

