Rusia do të mbajë zgjedhjet lokale në 4 rajonet e aneksuara në shtator

schedule15:04 - 3 Korrik, 2023

schedule 15:04 - 3 Korrik, 2023

Rusia do të mbajë zgjedhjet lokale në katër rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Moska, tha të hënën kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Votuesit do të zgjedhin guvernatorët lokalë dhe zyrtarë të tjerë në shtator. Data e këtyre zgjedhjeve është caktuar për 10 shtator, tha KQZ në një njoftim në Telegram.

Guvernatorët e emëruar nga Rusia të katër rajoneve të aneksuara, që Perëndimi i konsideron si të paligjshëm, paraqitën një iniciativë për të mbajtur zgjedhje lokale.

Në shtator, 41 zgjedhje të tjera rajonale do të zhvillohen për të zgjedhur guvernatorët, anëtarët e asambleve legjislative ose të dyja në të gjithë Rusinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!