Rusia dhe SHBA-ja diskutojnë ndaras për alternativat e eksportit të drithërave ukrainase

schedule20:30 - 30 Gusht, 2023

schedule 20:30 - 30 Gusht, 2023

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara ndaras kanë diskutuar për alternativat e marrëveshjes për eksportin e drithërave nga Deti i Zi, pasi Moska muajin e kaluar u tërhoq nga pakti i ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.

Kjo marrëveshje mundësonte eksportin e sigurt të drithërave ukrainase në tregjet globale, shkruan REL.

Reuters, duke cituar një zyrtar nga Departamenti amerikan i Shtetit që ka folur me gazetarët, raportoi më 30 gusht se SHBA-ja dhe Rumania po punojnë për të rritur eksportet e drithërave ukrainase përmes transportimit nëpër lumin Danub. Kjo po shihet si alternativë për nismën e dështuar të Detit të Zi.

Ky zyrtar, që foli në kushte anonimiteti, tha se Uashingtoni dhe Bukureshti janë duke studiuar mundësitë që “potencialisht të dyfishohen” eksportet e drithërave që aktualisht kalojnë përmes Danubit.

“Ne po shikojmë që të mbështesim rrugë alternative: rruga e Danubit është rruga kryesore aktualisht. Kjo rrugë kalon përmes ujërave territoriale të NATO-s. Prandaj, është një rrugë shumë atraktive për ne në mënyrë që të mbajmë një korridor më të sigurt”, tha ky zyrtar për gazetarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!