Moska dhe Teherani do të nënshkruajnë një marrëveshje të madhe ndërqeveritare, njoftoi ministria e mbrojtjes pas bisedimeve telefonike mes Sergei Shoigu, dhe homologut të tij iranian, Mohammad Astani.
“Palët theksuan përkushtimin e tyre ndaj parimeve themelore të marrëdhënieve ruso-iraniane, duke përfshirë respektimin e pakushtëzuar të sovranitetit dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit, i cili do të konfirmohet në marrëveshjen e madhe që po përgatitetmidis Federatës Ruse dhe Republikës Islamike të Iranit ”, thuhet në deklaratë.
Shoigu vuri në dukje se Moska dhe Teherani po rrisin përpjekjet e përbashkëta për një botë të barabartë multipolare. Gjithashtu, palët diskutuan për çështje aktuale të bashkëpunimit ushtarak dhe ushtarako-teknik dhe dhanë mendime për çështjet e sigurisë rajonale.
Puna për një traktat të ri të madh midis Rusisë dhe Iranit u bë i njohur në shtator të vitit 2022, kur Vladimir Putin dhe Presidenti i Republikës Islamike, Ebrahim Raisi, diskutuan këtë çështje në margjinat e samitit të SCO-së në Samarkand.
/abcnews.al