Rusia dhe Bjellorusia nisin fazën e dytë të stërvitjeve taktike bërthamore

schedule11:24 - 11 Qershor, 2024

schedule 11:24 - 11 Qershor, 2024

Trupat ruse dhe bjelloruse kanë filluar fazën e dytë të stërvitjeve taktike bërthamore në Rusi, sipas një deklaratët të ministrisë ruse të mbrojtjes.

Ministria tha se stërvitjet kishin për qëllim të siguronin që personeli dhe pajisjet ushtarake të dy vendeve të ishin gati për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial.

“Gjatë stërvitjes, do të përpunohen çështjet e trajnimit të përbashkët të njësive të forcave të armatosura të Federatës Ruse dhe Republikës së Bjellorusisë për përdorimin luftarak të armëve bërthamore jostrategjike,” tha ministria e mbrojtjes.

Në fazën e parë të stërvitjeve, trupat ruse trajnuan përdorimin e raketave Iskander, ndërsa forcat ajrore përdorimin e raketave hipersonike Kinzhal.

Faza e dytë, përfshin trajnimin e përbashkët të njësive ruse dhe bjelloruse “për përdorimin luftarak të armëve bërthamore jostrategjike”, tha ministria e mbrojtjes.

Muajin e kaluar, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin  urdhëroi ushtrinë e tij që të praktikojë vendosjen e armëve taktike bërthamore pas atyre që Moska tha se ishin kërcënime nga Franca, Britania dhe SHBA.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!