Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia dërgon 300 milion doza vaksine Sputnik V në Afrikë

schedule13:12 - 19 Shkurt, 2021

schedule 13:12 - 19 Shkurt, 2021

Rusia ka ofruar 300 milion doza të vaksinës së saj, Sputnik V për Afrikën, konfirmojnë autoritetet afrikane.

Grupi Punues i Vaksinave të Bashkimit Afrikan tha në një deklaratë se vaksina Sputnik V do të ishte në dispozicion për një periudhë 12 muajsh duke filluar nga maji 2021.

Pak vende në Afrikë kanë filluar programet e vaksinimit, duke mbetur prapa vendeve më të pasura që kanë filluar fushatat e tyre të imunizimit.

“Ne jemi mirënjohës të marrim vaksinat Sputnik V nga Federata Ruse ” tha John Nkengasong, drejtori i trupit të kontrollit të sëmundjes së AU.

Bashkimi Afrikan ka thënë gjithashtu se ka siguruar 270 milion doza vaksine nga AstraZeneca, Pfizer dheJohnson & Johnson për dorëzim këtë vit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!