Forcat ruse po organizojnë sulmet e tyre më të rënda pranë qytetit strategjik lindor të Pokrovsk, ka thënë ushtria e Kievit.
Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës tha në një përditësim në fushën e betejës se luftimet në frontin e Pokrovsk ishin më të ashprat kudo në lindje të Ukrainës, duke shtuar se forcat ukrainase kishin zmbrapsur 52 sulme ruse në 24 orët e fundit.
“Përqendrimi më i madh i sulmeve të armikut ishte rreth Zhelanne dhe Novooleksandrivka,” tha ai, duke përmendur dy fshatra që shtrihen në lindje të Pokrovsk.
Pokrovsk, me një popullsi prej 61,000 banorësh para lufrës, shtrihet në një rrugë kryesore që shërben si një rrugë e rëndësishme furnizimi për vende të tjera, si qytetet Chasiv Yar dhe Kostiantynivka.
“Në kufirin me rajonet Chernihiv dhe Sumy, armiku ka vendosur një prani ushtarake, kryen aktivitete sabotuese dhe inteligjente, sulmon zonat e populluara nga territori i Federatës Ruse”, tha në një postim në Telegram, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
Nga 24 shkurt 2022 deri më 29 korrik 2024, 576,000 rusë janë vrarë, tha shtabi i përgjithshëm.
/abcnews.al