Rusia bombardon Kharkiv, dy të vdekur dhe 3 të plagosur, mes tyre fëmijë

schedule10:48 - 1 Gusht, 2024

schedule 10:48 - 1 Gusht, 2024

Rusia ka bombarduar rajonin e Kharkiv, ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mes të plagosurve është një 10-vjeçar, sipas një njoftimi të kreu të administratës ushtarake të rajonit,Oleg Sinegubov.

Një person humbi jetën si pasojë e bombardimeve në fshatin Novoosinove, ndërsa u dëmtuarn dy shtëpi, një garazh dhe disa makina.

Në qytetin e Izjumit, si pasojë e një sulmi ajror me raketa “Iskander-M” është plagosur një grua 58-vjeçare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!