Rusia bllokon web-faqen e Navalnyt dhe 48 të tjera të lidhura me kritikuesin e Putinit

schedule20:36 - 26 Korrik, 2021

schedule 20:36 - 26 Korrik, 2021

Mediat e huaja bëjnë me dije se organi rus përgjegjës për monitorimin e internetit, Roskomnadzor, bllokoi faqen e internetit të Alexei Navalnyt, një udhëheqës rus i opozitës që është në burg.

Gjithashtu janë bllokuar edhe 48 ueb-faqe të njerëzve dhe organizatave të lidhura me të u bllokuan gjithashtu, njoftoi sot ekipi i Navalnyt.

Në qershor, një gjykatë ruse miratoi kërkesën e prokurorëve që organizatat e lidhura me Navalny të shpallen ekstremiste, pas së cilës ata u ndaluan. Ndërsa një aleat i ngushtë i Navalnyt, Leonid Volkov, deklaroi në rrjetin social Telegram se ekipi së shpejti do të shpjegojë se si planifikon të anashkalojë bllokadën.

Navalny po vuan një dënim me dy vjet e gjysmë burg për shkelje të një dënimi me kusht. /abcnews.al