Sergei Lavrov ka paralajmëruar se Bashkimi Europian “po militarizohet me një shkallë rekord” dhe se ka shumë pak dallime midis BE-së dhe NATO-s.
Kë to ishin komentet e ministrit të jashtëm rus në një konferencë për shtyp të martën, kur iu referua një deklarate të nënshkruar së fundmi, se NATO do të sigurojë sigurinë e 27 vendeve në BE.
Deklarata BE-NATO mbi “partneritetin e tyre strategjik” e quan pushtimin e Ukrainës nga Rusia “kërcënimi më i rëndë për sigurinë euro-atlantike në dekada”.
Deklarata nxit bashkëpunimin BE-NATO për t’u përballur me kërcënimet e sigurisë në zhvillim dhe inkurajon përfshirjen sa më të plotë të anëtarëve të NATO-s që nuk i përkasin BE-së dhe anëtarëve të BE-së që nuk janë pjesë e NATO-s.
Më e rëndësishmja, ai tha se NATO do të sigurojë sigurinë e BE-së. Ndërsa NATO thotë se nuk përbën kërcënim për Rusinë, Presidenti Vladimir Putin është ankuar prej kohësh për zgjerimin e NATO-s dhe pjesërisht e ka përdorur këtë si një justifikim për pushtimin e Ukrainës shkurtin e kaluar.
Lavrov tha se Rusisë i ishte premtuar në disa raste se NATO nuk do të zgjerohej, por tha se “ato ishin gënjeshtra”.
Finlanda u bashkua me NATO-n në fillim të këtij muaji, duke dyfishuar kufirin e aleancës ushtarake me Rusinë. Si kundërpërgjigje, Kremlini tha se mund të detyrohet të marrë “kundërmasa” për të garantuar sigurinë e kufirit.
/abcnews.al