Rusia akuzon SHBA dhe BE për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Maqedonisë

schedule09:10 - 20 Tetor, 2018

schedule 09:10 - 20 Tetor, 2018

Ministria e Jashtme ruse akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian se po ndërhyjnë në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë. Në një njoftim të ministrisë, të publikuar ga agjencia ruse e lajmeve Tass, thuhet se pas dështimit të referendumit më 30 shtator, i organizuar me shpresën për të marrë një kompromis nga qytetarët, Uashingtoni dhe vendet e BE-së tani po nxisin ndryshimet kushtetuese në parlamentin maqedonas.
“Për momentin po ndodh ndërhyrja më e keqe e SHBA-ve dhe BE-së në punët e brendshme të Shkupit, që tejkalon të gjitha kufizimet e arsyeshme. Qëllimi është të çojë Maqedoninë në NATO me çdo kusht”, përfundon deklarata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!