Perëndimi po sponsorizon “terrorizmin bërthamor”, ka deklaruar Rusia pasi autoritetet raportuan një sulm ukrainas në një qytet të vogël që ka një termocentral bërthamor.
Kievi sulmoi me dron një ndërtesë banimi në qytetin Kurchatov të epokës sovjetike.
“Objektet kritike nuk u dëmtuan si rezultat i përplasjes së dronit dhe më pas shpërthimit të tij,” tha guvernatori lokal Roman Starovoit.
“A po planifikojnë vendet që i furnizojnë me dronë regjimin e Kievit të zhvendosen në Mars nëse ndodh një fatkeqësi bërthamore? Ata nuk do të kenë kohë,” tha me sarkazëm zëdhënësja ruse Maria Zakharova.
“Njerëzit në vendet e NATO-s duhet të kuptojnë se qeveritë e tyre po sponsorizojnë terrorizmin bërthamor nga regjimi i Kievit.”
/abcnews.al