Izraeli ka shprehur mbështetje për Ukrainën pas fillimit të konfliktit me Rusinë, por nga ana tjetër nuk ka vendosur sanksione ndaj oligarkëve ruse, duke ruajtur edhe marrëdhëniet me Rusinë, sipas The Guardian.
Megjithatë ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar Izraelin për mbështetjen e neo-nazistëve në Ukrainë.
❗️ Обратили внимание на антиисторические заявления главы МИД Израиля @yairlapid, во многом объясняющие курс нынешнего Правительства Израиля на поддержку неонацистского режима в Киеве.
☝️ О том, есть ли на Украине неонацисты на самом деле: https://t.co/su6LL5VYoX
— МИД России ?? (@MID_RF) May 3, 2022
“Ne i kushtuam vëmendje deklaratave anti-historike të kreut të ministrisë së jashtme izraelite Yair Lapid, të cilat shpjegojnë kursin e qeverisë aktuale izraelite për të mbështetur regjimin neo-nazist në Kiev,” tha ministria ruse në një deklaratë.
Lexo edhe: Izraeli reagon me tërbim ndaj deklaratave të Putinit mbi prejardhjen e Hitlerit
Autoritetet izraelite kritikuan ditën e djeshme ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov pas deklaratës së tij se diktatori gjerman Adolf Hitler kishte ‘gjak hebre’, deklaratë kjo që shkaktoi reagim të menjëhershëm nga Izraeli.
Deklarata e Lavrov erdhi pasi u pyet se pse Rusia tha se duhej të “denazifikonte” Ukrainën nëse presidenti i vendit, Volodymyr Zelenskiy, ishte vetë hebre.
/abcnews.al