Rusi, tkurren me 38 për qind të ardhurat nga nafta dhe gazi natyror

schedule14:34 - 5 Shtator, 2023

schedule 14:34 - 5 Shtator, 2023

Të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe gazi natyror kanë rënë me 38 për qind në tetë muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria ruse e Financave, të ardhurat nga nafta dhe gazi natyror në vend në gusht kanë rënë me 20 për qind në krahasim me muajin e mëparshëm, në një total prej 642,7 miliardë rublash.

Gjithashtu, në tetë muajt e parë të këtij viti, të ardhurat nga nafta dhe gazi natyror janë ulur me 38 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 4,8 trilion rubla (46,5 miliardë euro).

Disa vende perëndimore kanë pezulluar importet e naftës dhe gazit natyror rus për shkak të luftës në Ukrainë, kurse disa vende të tjera kanë vendosur të reduktojnë ndjeshëm importet e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!