Një shpërthim i fuqishëm është verifikuar në një supermarket në Shën Petersburg të Rusisë. Lajmi është konfirmuar nga mediat vendase që shkruajnë se nga kjo ngjajrje kanë mbetur të plagosur 10 persona. Ndërsa nga godina janë evakuuar mbi 50 të tjerë. Sipas një zyrtari të Ministrisë së Emergjencave, në supermarket nuk ka pasur zjarr pas shpërthimit. Ende nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me terrorizmin, por autoritetet kanë hapur një hetim për vrasje në masë e mbetur në tentativë. Në kohën e shpërthimit, supermarketi ishte i tejmbushur pasi qytetarë të shumtë bëjnë blerjet e tyre për të festuar ardhjen e vitit të ri./abcnews.al
Gazetar i ABC News: Xhevahir Qardaku