Mijëra persona kanë manifestuar të dielën në Moskë, kundër kontrollit në rritje të internetit nga ana e autoriteteve ruse. Në fokus të manifestuesve ka qenë një projekt/ligj i ri, i aprovuar në parim nga Parlamenti, që parashikon krijimin e një rrjeti interneti autonom rus, në gjendje të funksionojë edhe në rast izolimi nga interneti botëror. Protestuesit druhen se bëhet fjalë vetëm për një mënyrë për të rritur kontrollin dhe censurën në internet nga ana e shtetit. Manifestimet u shtrinë edhe në qytete të tjera të Rusisë. /abcnews.al
Rusi, protesta masive kundër kontrollit të internetit
schedule18:40 - 10 Mars, 2019
schedule 18:40 - 10 Mars, 2019