Aleksei Navalni kërkon të garojë kundër kreut të Kremlinit Putin në zgjedhjet presidenciale të 2018-ës duke thënë se do të fitonte ndaj tij. Me mijëra mbështetës të tij manifestuan në 20 qytete të ndryshme të vendit.
Mbështetësit e Alexei Navalny dolën në sheshet e më shumë se 20 qyteteve ruse për të kërkuar mundësinë e kandidimit të tij në zgjehdjet presidenciale të 2018-ës, ku do të garonte me kreun e Kremlinit Vladimir Putin. Në Moskë më shumë se 700 persona manifestuan në një park pavarësisht temperaturave shumë të ulëta, Vetë Navalny u shpreh se ishte shumë i lumtur dhe krenar për mbështejen duke shtuar se dëshironte të fliste si kandidat i gjithë Rusisë. Navalny shtoi para të pranishmëve, mes të cilëve ndodheshin dhe dy anëtarë të komisionit elektoral, se ishte gati për të fituar këto zgjdhje. Para manifestimit në kryeqytetin rus ishin mbajtur dhe të tjerë, në Rostov në jug të vendit me 800 pjesëmarrës, në Ekaterinburg, dhe në Novosibirsk në Siberi. Ditët e ardhshme janë parashikuar dhe manifestime të tjera dhe pse sipas zyrtarëve të komisionit elektoral vetëm një mrekulli do të lejonte Navalny të merrte pjesë në zgjedhjet presidenciale, duke qenë se ai akuzohet për abuzim me fonde dhe organizim protestash jo të autorizuara./abcnews.al