Policia ruse ka lënë të lirë liderin e opozitës, Aleksei Navalni, i cili u arrestua bashkë me 1600 persona të tjerë. Ata akuzohen se kanë marrë pjesë në protestë të paautorizuar. Ndërkohë, BE ka kritikuar Rusinë për arrestimet në masë.
Eksponenti i opozitës ruse, Alexei Navalny, i arrestuar të shtunën gjatë një manifestimi kundër Vladimir Putin, ka bërë me dije se është lëshuar nga policia pak pas mesnatë. Në një mesazh në Twitter, lideri i Partisë së Progresit dhe njëkohësisht Presidenti i Koalicionit Demokrat, thotë se është akuzuar për organizimin e një eventi publik të paautorizuar dhe për rezistencë ndaj policisë.
Këto akuza do të dërgohen në një Gjykatë të Moskës me 11 Maj, sipas asaj që bën të ditur avokati mbrojtës i fondacionit antikorrupsion të Navalnit. Ky i fundit kishte ftuar mbështetësit e tij në të gjithë Rusiën që të dalin në rrugë për të protestuan kundër Putin, i cili do të betohet për mandatin e katërt si President të hënën. Policia ka arrestuar 1600 persona në Rusi gjatë manifestimit, prej këtyre mbi 700 vetëm në Moskës.
Sipas aktivistëve, manifestime janë zhvilluar në më shumë se 90 qytete në të gjithë vendin. Të paktën 5 gazetarë janë mes personave të ndaluar në Rusi gjatë manifestimeve anti-Putin të titulluar: “Për ne, ai nuk është Car”. Kjo është raportuar nga mediat ruse.
“Arrestimet në Rusi kërcënojnë liritë themelore të shprehjes, asocimit dhe kuvendit dhe arrestimi i gazetarëve kërcënon gjithashtu lirinë e shtypit”.
Kështu u shpreh zëdhënësja e përfaqësues së lartë të BE-së, Federica Mogherini, duke nënvizuar se edhe pse disa manifestime nuk ishin të autorizuara, kjo nuk nënkupton se justifikon brutalitetin e policisë dhe arrestimet në masë. Bashkimi Europian pret që autoritetet ruse të respektojnë plotësisht angazhimet ndërkombëtare dhe të lirojë të gjithë të ndaluarit./abcnews.al