“Rushen Golemi, ky testament shpirti”, Iris Kazanxhi rrëfen kujtimet e së ëmës në një libër

schedule09:16 - 30 Tetor, 2020

schedule 09:16 - 30 Tetor, 2020

Inis Kazanxhi Jorgji ishte e ftuar mëngjesin e kësaj të premteje në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për librin e fundit, në të cilin përshkruhet jeta e një gruaje të rrallë si Rushen Golemi.  “Rushen Golemi, ky testament shpirti” flet për figurën e një gruaje shembull të një intelektualeje shqiptare, e njohur si kirurgia grua e parë në Shqipëri që në fillimet e pluralizmit u inkuadrua në politikë.

Në studion e “Abc-së së mëngjesit”, ajo kujton momentin kur e ëma e ndjerë që u nda nga jeta dy vite më parë, vendosi të përfshihej në politikë.

“Dhe zërat kundërshtarë të zonës ku shkonte në mos e aprovuan nuk e atakuan më asnjëherë. Nuk ishte zgjedhje e sa, një ditë mori në telefonatë që je e propozuar për këtë forcë politike. Isha shumë e re dhe nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. por në fund të fundit u kthye nga ne dhe tha: jam bija e një të dënuari politik të ligjt të ’45-ës dhe mendoj se më takon të përfaqësoj”. /abcnews.al