Rusëve u bllokohet rruga për në Kiev, ukrainasit rimarrin kontrollin e plotë të qytetit pranë

schedule16:21 - 28 Mars, 2022

schedule 16:21 - 28 Mars, 2022

Forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e plotë të Irpin, i cili ka qenë një nga pikat kryesore të luftimeve pranë kryeqytetit Kiev, tha kryebashkiaku i qytetit.

“Ne kemi një lajm të mirë sot, Irpin është çliruar,” tha Oleksandr Markushyn në një postim në Telegram.

“E kuptojmë se do të ketë më shumë sulme në qytetin tonë dhe ne do ta mbrojmë atë me guxim”, shtoi ai, shkruan Sky News, përcjell abcnews.al.

Rusia nisi pushtimin e paprovokuar në Ukrainës në 24 shkurt, në atë që Vladimir Putin e ka cilësuar si “operacion special ushtarak për të çmilitarizuar vendin”. Kievi duket se ka qenë një nga synimet kryesore të Moskës, por pas një muaji luftimesh, nuk kanë pasur asnjë rezultat. g.v/abcnews.al