Në mediat sociale janë postuar imazhet satelitore të anijeve ruse që vjedhin grurin ukrainas, shkruan skynews.
Fotot e marra nga shërbimi i imazheve satelitore Maxar Technologies nga 19 dhe 21 maj tregojnë dy anije transportuese ruse – Matros Pozynich dhe Matros Koshka, të ankoruara në portin Sevastapol në rajonin e aneksuar, të cilat po ngarkojnë mallrat në kapanone gruri.
New satellite images from “Maxar Technologies” show stolen Ukrainian grain being loaded on Russian ships in Crimea.
There are two ships under the flag of Russia, docked and loaded with stolen Ukrainian grain in the port of the temporarily occupied Sevastopol pic.twitter.com/DtQRyCeQnM— Stratcom Centre UA (@StratcomCentre) May 24, 2022
Kjo vjen mes frikës për një mungesë të afërt ushqimore që mund të godasë vendet më të varfra pasi forcat ruse vazhdojnë të bllokojnë portet e Ukrainës dhe të ndalojnë eksportin e grurit. Në një deklaratë, qendra e Ukrainës për komunikimet strategjike dhe sigurinë e informacionit tha:
“Imazhet e reja satelitore nga Maxar Technologies tregojnë rusët që kanë vjedhur grurin e vjedhur ukrainas duke e ngarkuar në anijet ruse në Krime”.