Rusët rrethuan Mariupolin, kryebashkiaku: Si nazistët

schedule15:54 - 3 Mars, 2022

schedule 15:54 - 3 Mars, 2022

Sipas kryebashkiakut të Mariupolit, trupat ruse që kanë rrethuar qytetin kanë krijuar një situatë të ngjashme me rrethimin vdekjeprurës nazist të Shën Petersburgut në Luftën e Dytë Botërore, raporton BBC

“Ata po përpiqen të krijojnë një bllokadë këtu, ashtu si në Leningrad”, tha Vadym Boichenko.

Kryebashkiaku i qytetit tha se trupat ruse kanë ndërprerë energjinë elektrike, ujin dhe ngrohjen, duke theksuar se kjo ishte e vetmja mënyrë për ti shkatërruar.

“Forcat ruse shkatërruan gjithashtu një stacion treni në mënyrë që të mos kemi asnjë mundësi për të evakuuar civilët”, shtoi ai.

/abcnews.al