Rusët po kërcënojnë me armë ukrainasit për të votuar në referendume

schedule11:04 - 24 Shtator, 2022

schedule 11:04 - 24 Shtator, 2022

Të armatosur me mitralozë, forcat e mbështetura nga Moska po shkojnë shtëpi më derë në Ukrainën e pushtuar dhe po detyrojnë qytetarët të votojnë në “referendume”.

Burime të gazetës britanike “Telegraph” thanë  se referendumet për aneksimin nga Rusia të rajoneve të Ukrainës po zhvillohen duke përdorur armë. E njëjta situatë është raportuar nga zyrtarët lokalë ukrainas, si dhe postimet në rrjetet sociale.

Në të njëjtën kohë, mediat ukrainase kanë publikuar video.  Votimi, të cilin Ukraina dhe Perëndimi e kanë përshkruar si një ” referendum të rremë “, filloi të premten në mëngjes dhe pritet të vazhdojë deri të martën, në zonat e kontrolluara nga Rusia në Kherson, Luhansk, Zaporizhia dhe Donetsk.

Në qendrat e votimit qytetarët hyjnë për të votuar në kuti transparente, ndërsa jashtë qëndrojnë roje të armatosura. Ukrainasit kanë pohuar se u është thënë se nëse refuzojnë të votojnë familjet e tyre do të vriten.

Kryetari i bashkisë së Luhanskut Sergey Haidai në një postim në Telegram tha se forcat ruse po i detyrojnë banorët të votojnë dhe gjithashtu theksoi se atyre u ndalohet të largohen nga rajoni gjatë periudhës së referendumit, midis 23 dhe 27 shtatorit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!