Pushtuesit rusë po kryejnë mobilizim të fshehtë në Mariupol duke u ofruar burrave punë në një kompani sigurie.
Kështu ka thënë Petro Andriushchenko, këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, në një mesazh në telegram.
“Pushtuesit po përdorin shpikje të reja për të siguruar mobilizimin e fshehtë në Mariupol. Aktualisht, ata po e bëjnë këtë nëpërmjet ‘punësimit në një kompani sigurie’. Ofertat dhe lajmërimet u shfaqën në të gjithë qytetin. Megjithatë, askush nuk u thotë burrave se do t’u duhet të ruajnë llogoret në vijën e parë”, shkruan Andriushchenko. /abcnews.al