Rusët marrin goditjen e radhës, vritet komandanti i batalionit të rëndësishëm

schedule13:21 - 6 Mars, 2022

schedule 13:21 - 6 Mars, 2022

Rusia ka marrë një tjetër goditje të rëndë nga forcat ukrainase. Pas 5 avionëve dhe 4 helikopterëve të rrëzuar vetëm dje, njoftohet se është vrarë edhe komandanti i njërit prej batalioneve të rendësishme në luftën kundër ukrainasve.

Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për komandantin Vladimir Zhoga, i cili ishte në krye të batalionit “Sparta”. Zhoga u vra gjatë betejës në qytetin lindor të Ukrainës Volnovakha.

Zhogu iu bashkua rebelëve të mbështetur nga Rusia në vitin 2014, vit në të cilin u krijua Batalioni Sparta, një milici neo-naziste, që ka mbështetjen e Moskës.

Përmbledhje e ngjarjeve të deritanishme në Ukrainë:

  • Për të dytën ditë, ka përpjekje për të evakuuar civilët e bllokuar nga qyteti jugor Mariupol, i cili është i rrethuar nga rusët. Zyrtarët ukrainas thanë se ishte rënë dakord me forcat ruse për një rrugëdalje të civilëve nga zona e luftës, por nuk dihet ende se si do të aplikohet kjo në terren. Dje një korridor i planifikuar evakuimi u ndërpre për shkak të sulmeve ruse.
  • Presidenti i Ukrainës paralajmëron se forcat ruse po përgatiten të bombardojnë qytetin port të Odesës, duke parashikuar një “krim historik”
  • Ka shenja se komanda e Rusisë po fokusohet në frontin jugor, duke synuar të shkëputë Ukrainën nga Deti i Zi, thotë zyrtari më i lartë i sigurisë në Ukrainë.
  • Por ka pasur edhe luftime intensive në veriperëndim të Kievit. Qyteti i vogël Irpin – i cili gjendet në krye të autokolonës së madhe ruse pranë kryeqytetit – është vënë nën zjarr artilerie dhe sulme ajrore.
  • Në lindje, Kharkiv dhe Sumy kanë pësuar gjithashtu bombardime të reja
  • Më shumë se 1.5 milion njerëz të ikur nga Ukraina kanë kaluar në vendet fqinje në 10 ditët e fundit, sipas OKB-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!