LIVE/ Rusët marrin Çernobilin. “Bota përballë katastrofës”

schedule19:22 - 24 Shkurt, 2022

schedule 19:22 - 24 Shkurt, 2022

Ushtria ruse ka marrë sëfundmi kontrollin mbi centralin e Çernobilit sipas zyrtarëve ukrainas. Këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak i tha mediave sipas Reuters se tashmë zona ekskluzive e Çernobilit ku ndodhi tragjedia e madhe në 1986 është nën kontrollin e rusëve.

Më herët, Presidenti i Ukrainës Zelensky tha se bota do të përballej me rrezikun e një tjetër tragjedie nëse centrali i Çernobilit do të merrej nga rusët, raporton abcnews.al.

Lexoe dhe: Rusia bën veprimin e papritur ndaj Ukrainës

Këtë central ndodhen katër reaktorë, ku njëri prej tyre shpërtheu në prill 1986 duke shkaktuar katastrofën më të madhe atomike në botë duke shpëendarë material radioaktiv në një pjesë të madhe të Europës.

Ndiq LIVE zhvillimet më të fundit mbi luftën në Ukrainë

Tre reaktorët e tjerë janë në gjendje pune dhe ofrojnë energji elektrike për Kievin dhe rrethinat. Nuk dihet ende se për çfarë u duhet rusëve ky central, megjithatë momentalisht ekspertët ushtarakë shprehen se ai përbën një objektiv ushtarak pasi është një rrugë kalimi e shkurtër për në Kiev.

Më herët, Moska tha se ishte e gatshme të negocionte kushtet e dorëzimit me Kievin në lidhje me ofensivën ushtarake ruse që po zhvillohet aktualisht në Ukrainë, sipas sekretairt të shtypit të Kremlinit  Dmitry Peskov.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!