Rusët i sulmuan teksa po prisnin autobusin, publikohen pamjet tronditëse nga bombardimi në Dontesk me 20 viktima

schedule13:21 - 14 Mars, 2022

schedule 13:21 - 14 Mars, 2022

Mëngjesin e sotëm forcat ruse sulmuan me raketa qytetin Dontest në Ukrainën lindore, duke shkaktuar 20 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë kaosin, panikun dhe frikën e banorëve, me të plagosurit të shtrirë mes gjakut nëpër rrugë.

Në rrugë duken dhe mbetjet e raketës. CNN shkruan se nuk është ende e qartë origjina konkrete e raketës.

Për momentin, ne mund të flasim për numrin më të madh të viktimave civile si rezultat i një sulmi të vetëm,” tha kreu i DPR, Denis Pushilin, për televizionin rus.

Sipas milicisë së Donetskut, mbrojtja kundërajrore separatiste ka kapur një raketë ukrainase “Totchka”, “rrënojat” e së cilës shkaktuan viktima.

Udhëheqësi i separatistëve të Donetskut, Denis Pushilin, i tha televizionit rus se ishte një bombë thërrmuese, e cila është e ndaluar në shumicën e vendeve, por jo në Rusi dhe Ukrainë. “Nëse (raketa) nuk do të ishte rrëzuar, do të kishte edhe më shumë viktima,” tha Pusilin.

Sipas tij, viktimat ishin duke pritur në një stacion autobusi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!