Rusët e pranojnë: Ukrainasit vranë gjeneralin tonë të lartë në Mariupol

schedule18:35 - 20 Mars, 2022

schedule 18:35 - 20 Mars, 2022

Zyrtarët rusë kanë konfirmuar se zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi, kapiteni i rangut të parë Andrei Paly, vdiq në luftime në Mariupol.

Më herët mediat ndërkombëtare raportuan se Ukraina pretendonte se e kishte vrarë. Luftimet e ashpra vazhdojnë në Mariupol, një qytet port i goditur nga granatimet ruse, raporton BBC.

Vdekja e Paly u konfirmua fillimisht nga sekretari i kolegjit detar Nakhimov, Konstantin Tsarenko, në rrjetin social Vkontakte. Më vonë, një senator rus nga Sevastopol, baza e Flotës së Detit të Zi në Krimenë e aneksuar nga Rusia  tha në një postim se “Sevastopol ka pësuar një humbje të rëndë, të pariparueshme…Paly vdiq në betejat për çlirimin e Mariupolit nga nazistët. “Presidenti Vladimir Putin ka folur për fushatën e Rusisë për të çliruar Ukrainën nga “nazistët”, siç pretendon ai.

Burimet ukrainase kanë raportuar për vdekjen e pesë gjeneralëve rusë në luftime, qëkur Moska urdhëroi pushtimin e paprovokuar më 24 shkurt. Rusia ka konfirmuar zyrtarisht vetëm një nga këto viktima, Gjenerali Andrei Sukhovetsky. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!